Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern Mynich hidhet në sulm për Dani Olmo, Barcelona e gatshme të lërë të lirë
3 Tetor 2025 9:59 Telesport E ardhmja e Dani Olmo mund të jetë larg Barcelonës. Kontrata e mesfushorit-sulmues skadon në vitin 2030, por klubi “Blaugrana” është i hapur për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Fichajes”, Bayern Munich po e monitoron nga afër situatën dhe tashmë po shqyrton një ofertë. E kaluara e tij në Leipzig do ta bënte edhe më të lehtë për të që të bënte ndikim në Bundesligë. Dani Olmo ka luajtur në 9 ndeshje këtë sezon për katalanasit, duke shënuar edhe një gol. Një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm, por problemet financiare mund ta detyrojnë Barcelonën ta shesë.