Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Plagoset rëndë shoferi, dërgohet me urgjencë tek Trauma, ja detajet e para
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku një automjet raportohet se ka dalë nga rruga duke u përplasur. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.