Lojë apo frikë/ Beteja për Tiranën, a do e pranojë Berisha imponimin e të ‘vegjëlve’?

Lojë apo frikë/ Beteja për Tiranën, a do e pranojë Berisha imponimin e të ‘vegjëlve’?

Flamur Noka, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi prej disa ditësh po luajnë rolin e negociatorëve me parti të cilësuara si opozitare apo anti-sistem në funksion të gjetjes së një kandidature të pranuar nga të gjitha palët që do të hyjë në garën për Kryebashkiak të Tiranës. Nga negociatat është përjashtuar vetëm Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, teksa demokratët e konsiderojnë një ekstremist të majtë, ndërsa ai shprehet se nuk bashkëpunon me të korruptuar. Të tjerët në negociata, përfshi “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj dhe “Mundësia” e Agron Shehaj, kanë arritur t’I imponohen negociatorëve që të pranojnë një kandidat jo politik, ose jo pjesë të PD-së. Madje janë publikuar edhe 3 emra: Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë, Gerti Bogdani, Ermal Hasimja, ish-Drejtor Komunikimi i...