Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!
Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, deklaroi se e vlerëson të ligjshëm shkarkimin e Veliajt, të cilin e ka votuar në Këshillin Bashkiak edhe këshilltarja e kësaj force politike, por shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet sa më parë pas ankimit të Veliajt, pasi jemi në një “amulli kushtetuese”. Qori shtoi se Lëvizja Bashkë nuk do të bashkohet me asnjë parti tjetër dhe nuk do të mbështesë një kandidat të përbashkët të opozitës, por do të shkojë në zgjedhje me kandidatin e vet, të cilin do ta zgjedhin së shpejti. “Lëvizja Bashkë ka votuar për shkarkimin, e konsiderojmë të ligjshëm dhe kushtetues. Por kur ai ankohet hyn në fuqi neni 115 për pezullimin. Unë nuk do ti jap zgjidhje këtij rebusi...