Tallja e Ramës me Trump përdoret nga guvernatori i Kalifornisë për fushatë

Tallja e Ramës me Trump përdoret nga guvernatori i Kalifornisë për fushatë

Tallja e Edi Ramës me  presidentin amerikan, Donald Trump, për faktin se ai kishte ngatërruar emrin e Armenisë me atë të Shqipërisë, kur kishte folur për arritjen e paqes mes këtij vendi dhe Azerbajxhanit pas luftimeve të përgjakshme, ka shkaktuar ilaritet në mediat botërore. Media të shumta në Europë dhe SHBA po i bëjnë jehonë këtij lajmi. Por jo vetëm kaq, kjo tallje po përdoret edhe për fushatë të brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom e ka postuar videon në llogarinë e zyrës së tij të shtypit duke shkruar: “Nën drejtimin e Trump, Amerikën po e përqeshin”. Kjo nuk është hera e parë kur Edi Rama përfshihet në politikën e brendshme të SHBA, duke sulmuar Donald Trump. Kujtojmë se...