VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

Një episod i pazakontë dhe i rrallë u regjistrua në ndeshjen e Romës në Ligën e Europës, ku skuadra italiane arriti të humbiste të njëjtin penallti tri herë radhazi. Gjithçka nisi kur arbitri akordoi një penallti për Romën. Artem Dovik mori përsipër ekzekutimin, por gjuajtjen e tij e ndali në mënyrë fantastike portieri turk Ozer. Pas verifikimit, arbitri urdhëroi përsëritjen për shkak të futjes së parakohshme të lojtarëve në zonë. Dovbik u rikthye sërish te pika e bardhë, por skenari u përsërit: edhe herën e dytë Ozer reagoi mrekullisht, duke ruajtur rezultatin. Për habinë e të gjithëve, gjyqtari vendosi një tjetër përsëritje të penalltisë. Këtë herë ekzekutimin e mori përsipër Matias Sule, mirëpo edhe ai u ndal nga portieri turk, i cili u kthye në heroin absolut...