Asim Vokshi bëhet zyrtarisht anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja kur do t’i nisë mandati 9-vjeçar

Asim Vokshi bëhet zyrtarisht anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja kur do t’i nisë mandati 9-vjeçar

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë tre ditë më parë, sot është botuar në Fletoren Zyrtare emërimi i Asim Vokshit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai do të ushtrojë një mandat 9-vjeçar në këtë institucion të lartë të drejtësisë. Vendimi për emërimin i është dërguar kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Të martën, Vokshi pritet të betohet në Presidencë, duke marrë zyrtarisht detyrën e re. Procesi i emërimit u zhvillua në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila është organi kompetent për këtë procedurë. Vokshi u shpall automatikisht fitues, pasi asnjëri nga tre kandidatët e renditur më lart në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) nuk arriti të marrë 3/5 e votave. Me 89.5 pikë, Vokshi...