Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Portieri i Lille si SUPERMAN, Roma befasohet në shtëpi! Shikoni çmendurinë (VIDEO)
2 Tetor 2025 21:52 Telesport Roma bie në shtëpi Lille falë një performance brilante të portierit të ekipit mik, turku Berke Ozer. Ndeshja nisi me një gol të hershëm nga Lille. Në minutën e 6-të, Hakon Arnar Haraldsson shfrytëzoi një pasim perfekt dhe dërgoi topin në qoshen e sipërme të portës së Roman, duke i dhënë mysafirëve avantazhin (1-0) Roma reagoi shpejt dhe krijoi disa mundësi për të barazuar, por mbrojtja e Lille dhe portieri Ozer qëndruan në këmbë. Një nga momentet më dramatike erdhi në minutën e 36-të, kur Neil El Aynaoui arriti i pari te një top i kthyer brenda zonës dhe gjuajti drejt portës, por një nga mbrojtësit e Lille bëri një pastrim spektakolar mbi vijën e golit. Pjesa e parë përfundoi...