CONFERENCE LEAGUE: Drita shkëlqen në Finlandë, gol HISTORIK nga Dabiqaj (VIDEO)

CONFERENCE LEAGUE: Drita shkëlqen në Finlandë, gol HISTORIK nga Dabiqaj (VIDEO)

2 Tetor 2025 21:06 Telesport Drita e ka nisur aventurën e saj në fazën e Ligës në Conference me barazim 1-1 në transfertë ndaj KuPS-it duke marrë pikën e parë historike në këtë fazë të kompeticionit. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar qe në minutën e parë me anë të Ruoppi, por Faton Maloku ishte në nivel të detyrës duke ia mohuar golin.Në minutën e 11-të Drita dha shenjat e para me Arb Manajn që bëri një goditje në drejtim të portës së KuPS, por e cila nuk ishte aq e rrezikshme. Rasti më ideal i pjesës së parë i takoi Dritës të cilët në minutën e 35-të patën një mundësi të artë shënimi me Manajn. Goditjen e bukur të sulmuesit kosovar e...