Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet/ Analisti zbulon skemën e Sali Berishës: Ja çfarë do të bëjë për t’u tërhequr nga humbja
Erion Veliaj ka bërë një tjetër hap duke goditur në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit të Republikës që shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Ai pretendon se kreu i shtetit ka cenuar drejtpërdrejt autonominë vendore. Nga ana tjetër, zgjedhjet janë shumë afër, por opozita nuk ka ende kandidaturat përfundimtare për garën në 6 bashki, madje është në dilemë nëse do t’i bojkotojë apo do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Analisti dhe gazetari Flogert Muça e sheh veprimin e Erion Veliajt si plotësisht të drejtë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zili, Muça tha se Veliaj ka një proces juridik i cili duhet të ndahet nga procesi politik, teksa...