Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Deklarata e Rovena Dilos: Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë
Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka ndezur diskutime pas një deklarate të fortë për reperët dhe ndikimin e muzikës rap në shoqëri. Teksa ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, Dilo shprehu shqetësimin e saj rreth asaj që e përshkroi si një “zhanër provokativ” që mund të nxisë sjellje të rrezikshme dhe të polarizojë të rinjtë. “Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë,” tha Dilo, duke shtuar se muzika duhet të jetë “një mjet ushqyes, frymëzues, zbukurues” dhe jo një impuls drejt dhunës apo ekstremizmit. Ajo ngriti pyetjen retorike se çfarë e frymëzon një reper të marrë një kallashnikov dhe të vrasë, apo të hedhi shampanjë në koke, si metaforë për dy reale të ndryshme që muzika mund të nxisë. “Po të dëgjosh repin...