Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Disiplina ka gjobitur klubet e Elbasanit dhe Flamurtarit. Klubi nga Elbasani dhe vlonjatët janë të detyruar të paguajnë gjobën në masën 100 mijë lekë. Vendimet e tjera, i përkasin kategorive më të ulëta. Vendimet: AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Flamurtari FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe...