Vllaznia bëhët “çelik”, vjen mbrojtësi Çelikoviç

Vllaznia bëhët “çelik”, vjen mbrojtësi Çelikoviç

Vllaznia pretendente për titull kampion ka njoftuar sot se ka arritur akordin me mbrojtësin boshnjak Jasmin Çelikoviç. Ish mbrojtësi i U21 të Bosnjës ka një karrierë të gjatë sportive pasi ka luajtur me shumë skuadra: Ahkmat Grozni, Zrinjski Mostar, Rijeka, Koper, Zhelezniçar, Tuzla disa nga klubet që ka përfaqësuar. me kuqeblutë ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi. Njoftimi i Vllaznisë: KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper. Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë,...