Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi merr një lajm të keq pas Champions-it, lojtari dëmtohet dhe mungon 2 muaj
2 Tetor 2025 17:51 Telesport Sikur të mos mjaftonin dy pikët e lëna në ndeshjen me Villarreal-in në Champions League (2-2), Juventusi merr një tjetër lajm të keq. Mbrojtësi Juan Cabal do të mungojë për rreth dy muaj pas dëmtimit që pësoi mbrëmë në kofshën e djathtë. Sot ai bëri testevet diagnostikuese në J Medical dhe klubi njoftoi për një dëmtim në muskulin biceps femoris. Cabal shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Atalantës javën e kaluar, por ky dëmtim do t’ia ndërpresë pak hovin e nisjes së sezonit.