Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
ZYRTARE – Vllaznia njofton një tjetër përforcim, afron në radhët e saj për një vit mbrojtësin 26- vjeçar
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper. Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Welcome Jasmin Celikovic! Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!