No Image Available

Zgjedhjet në gjashtë bashki, mbi 1 milion shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit në 9 nëntor

Më 9 nëntor, mbi 1 milion shqiptarë do të thirren për të votuar në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit: Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë. Zgjedhësit do të kenë vetëm një fletë votimi, për kryetarin e bashkisë, pasi këshillat bashkiakë të zgjedhur në vitin 2023 vijojnë detyrën. Këto zgjedhje vijnë pas një sërë zhvillimesh politike që çuan në vakanca në drejtimin vendor, duke përfshirë arrestime, dorëheqje dhe emërime të reja në poste qeveritare e parlamentare. Tirana është bashkia më e madhe dhe më e rëndësishme në këtë proces, me 940 qendra votimi për rreth 700 mijë zgjedhës, megjithëse në vitin 2023 morën pjesë vetëm afro 300 mijë. Në krahun tjetër, Tepelena është bashkia më e vogël, me vetëm 22 qendra...