Radhë kilometrike në Morinë, qytetarët presin mbi një orë për të hyrë në Shqipëri

Radhë kilometrike në Morinë, qytetarët presin mbi një orë për të hyrë në Shqipëri

Një situatë e rënduar është krijuar këtë pasdite në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Dhjetëra automjete janë bllokuar në një radhë të gjatë, ku çdo mjet po pret mbi një orë për të kaluar në territorin shqiptar. Pamjet dhe denoncimet e qytetarëve tregojnë fluks të madh udhëtarësh, ndërsa pritja e tejzgjatur po shkakton nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët. Shumë prej tyre shprehen se mungon menaxhimi i duhur i situatës, pasi sportelet nuk po përballojnë volumin e madh të kalimeve. Kjo situatë përsëritet pothuajse çdo fundjavë apo ditë feste, duke e bërë Morinën një nga pikat më problematike për qytetarët që lëvizin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse autoritetet do të marrin masa për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur pritjet...