“Tradhti ndaj demokratëve”, Kalaja akuzon PD-në për tre kandidatët në Tiranë: Janë vegla të Sorosit, jo të opozitës

“Tradhti ndaj demokratëve”, Kalaja akuzon PD-në për tre kandidatët në Tiranë: Janë vegla të Sorosit, jo të opozitës

Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja ishte e ftuar në një emision televiziv pasditen e sotme, teksa foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit. Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin. Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve. Adriana Kalaja: Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat...