Ribashkim emocionues! Zayn dhe Louis pjesë e dokumentarit të ri të ‘One Direction’

Ribashkim emocionues! Zayn dhe Louis pjesë e dokumentarit të ri të ‘One Direction’

Ish-anëtarët e One Direction, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, janë ribashkuar për një dokumentar që do të shfaqet në Netflix, në të cilin ata do të marrin pjesë në një udhëtim me makinë nëpër Amerikë. Sipas një raporti në Sun, dokumentari do të përfshijë kujtime të karrierës së tyre legjendare si grup, si dhe referenca për të ndjerin Liam Payne. Prodhimi ka filluar tashmë dhe publikimi i tij pritet vitin e ardhshëm. Dy ish-anëtarët e grupit kanë nënshkruar një marrëveshje shumëmilionëshe me Netflix për projektin. Sipas një personi pranë tyre, i cili foli për Sun: “Ky do të jetë një shfaqje e madhe për Netflix dhe me siguri do të emocionojë bazën ndërkombëtare të fansave të 1D. Ka të ngjarë gjithashtu të jetë një mundësi...