Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë: Nëse gjykata nuk e pezullon…

Veliaj çon në Kushtetuese edhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë: Nëse gjykata nuk e pezullon…

Erion Veliaj shton edhe një ankesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese. Siç bëjnë me dije burimet, avokatët e Veliaj  kanë shtuar objekt në ankimin e dorëzuar në Kushtetuese, duke përfshirë dekretin dhe pezullimin e tij të pjesshëm, për sa i përket pjesës së zgjedhjeve në Tiranë.  “Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri”, thuhet në shkresë.