Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dueti që nuk harrohet/ Luan Zhegu & Ledina Çelo: E doni dashurinë? (teksti dhe muzika)
Si njëri nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore, në afër 50 vite karrierë artistike, Luan Zhegu do ta veçoj vetëm një duet… duetin me këngëtaren Ledina Çelo. “Emocion më të madh ose mund të them një lloj lumturimi në qenien time (ndoshta e pa shprehur) ka qenë në vitin 1995, kur unë kam kënduar një duet me Ledina Çelon “E doni dashurinë?”. Ishte një këngë e Osman Mulës me tekst të Jorgo Papingjit. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Mbas 7 vitesh unë iu ktheva skenës. Sepse ishin vitet e fluiditetit të mendimit njerëzor me emrin e koduar “tranzicion”. Ishin vitet e hallakatjes së mendimit njerëzor ku çdo njeri donte të prekte atë që nuk...