Nazim Hikmet: Letër gruas

Nazim Hikmet: Letër gruas

Nazim Hikmet Poezi nga Nazim Hikmet E vetmja ime!Në të fundit letrën tënde:“Më dhemb koka,zemrën e kam rrëmujë”më thua.“Sikur të të varin,sikur të të humb”,thua,“s’jetoj dot”!Jeton, gruaja ime e dashur,si një tym i zi do ndahetkujtimi im në erë,jeton, flokëkuqja e zemrës sime,e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjesnë shekullin e njëzetë. Vdekja.Një i vdekur varur në litar,kjo vdekje, s’di pseshpirtit tim s`i shkon për mbarë. Por ji e sigurt e dashurNëse dora e zezë si një merimangë tërë qimee një arixhiu të mjerëdo më hedhë litarin e përfundimit,Do shohin me kot se s’do ta gjejnë,frikën në sytë e kaltër të Nazimit. Unë,Në errësiren e purpurt të vjeshtës,shokët dhe ty do vështroj,dhe vetëm një dhimbje-këngë të mbetur gjysmë,dheut do ti çoj. Gruaja ime!Zemërmira!Florilyera!Bleta ime...