Lë pas CR7 dhe Messin, mesatarja e frikshme e golave të Haaland në Ligën e Kampionëve

Lë pas CR7 dhe Messin, mesatarja e frikshme e golave të Haaland në Ligën e Kampionëve

2 Tetor 2025 13:58 Alfred Lleshi Erling Haaland po rishkruan historinë e Champions League. Sulmuesi norvegjez i Manchester City ka arritur 52 gola në 50 ndeshjet e para të tij në kompeticion, pasi shënoi dopietë ndaj Monaco. Asnjë lojtar nuk kishte mbërritur kaq shpejt në këtë shifër. Statistikat e tij janë të frikshme. Haaland ka një mesatare prej 1.04 golash për ndeshje, krahasuar me Cristiano Ronaldon (0.76, 140 gola në 183 ndeshje) dhe Lionel Messin (0.79, 129 gola në 163 ndeshje). Me këtë ritëm, nëse do të luante sa Ronaldo (183 ndeshje), Haaland mund të arrinte rreth 190 gola, një shifër thuajse e pabesueshme. Ai tashmë ka thyer rekorde të tilla: më i shpejti që arriti 30 gola (25 ndeshje), 40 gola (35 ndeshje) dhe tani 52...