Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit
38 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ende nuk ka shpallur kandidatët me të cilët do të garojë në 6 bashkitë e vendit. Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet jashtë vendit për shkak të takimeve me Partinë Popullore Evropiane dhe pritet të mbërrije në mbrëmje në Tiranë. Ndaj për këtë arsye, nga e premtja pritet që të nisin lëvizjet në kampin opozitar për të filluar fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Synimi i Partisë Demokratike është që në këtë betejë elektorale opozita të hyjë e bashkuar në të 6 bashkitë. Mësohet se deri të dielën PD do të përmbyllë bisedimet me aleatët dhe mbledhjet e forumeve të saj për të shpallur publikisht 6 kandidatët e opozitës. Ndërkaq ,të premten në selinë...