Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Teatri “Migjeni” bëhet me drejtor, 27- vjeçari Gerti Palali merr drejtimin e tempullit shkodran të artit…
Suksese Drejtorit të ri të Teatrit “Migjeni”, Gerti Palali. Një i ri me talent dhe vizion, i rritur në ambientet e këtij teatri, bëhet pjesë e vizionit tonë të përbashkët për zhvillimin e artit dhe kulturës në Shkodër. Gerti vjen në këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe projekte që synojnë rritjen e cilësisë dhe performancës së tempullit të artit shqiptar, siç është Teatri “Migjeni”. I diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, ai është një nga emrat e rinj që ka spikatur në skenën shqiptare si aktor, regjisor dhe producent. Palali ka realizuar një sërë shfaqjesh teatrale dhe filmike, të cilat janë vlerësuar me çmime në festivale kombëtare e ndërkombëtare. Ai ka bashkëpunuar me sukses me Teatrin “Migjeni”, duke njohur nga afër skenën dhe trupën...