Grand slam i Roland Garros kundër teknologjisë, edhe vitin tjetër me gjyqtarët e vijës

Grand slam i Roland Garros kundër teknologjisë, edhe vitin tjetër me gjyqtarët e vijës

2 Tetor 2025 12:49 Telesport Teknologjia në sportin e tenisit ka hyrë në çdo turne përveç në Paris. Grand slam i Roland Garros mbetet një “oaz njerëzor”, besnik ndaj riteve dhe traditave të tij dhe i paepur ndaj teknologjisë që tani qeveris të gjitha turnetë e Grand Slam, dhe më gjerë. Federata Franceze e Tenisit ka njoftuar se gjyqtarët tradicionalë të vijës do të mbeten në fusha për edicionin e vitit 2026 të turneut parizien. Ata janë një shenjë e përkatësisë në turneun kryesor të fushave me dhè, një shenjë e vazhdimësisë me të kaluarën. Vendimi, i votuar nga Komiteti Federal më 26 shtator dhe i bërë zyrtar në një deklaratë të lëshuar sot, që u shoqërua me njëfarë krenarie për shkëlqimin e gjyqtarëve francezë....