Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Ngec Man.City, Arsenal perfekt në Champions, shkëlqen edhe Newcastle
                            Në mënyrë të papritur, Man.City ngec në Principatë, del me një pikë nga Monaco pas një barazimi drithërues 2-2, në një ndeshje ku nuk mjaftoi as “dopieta” e Haaland e as dy shtyllat e goditura. Biondi norvegjez është rikthyer në versionin e tij shpërthyes, ku fillimisht gjeti golin e parë që në minutën e 15-të me një parabël të ëmbël. Festa e “qytetarëve” nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë, Monaco u rikthye në lojë me një super gol. City nuk hoqi dorë nga faza ofensive, por në minutën e 32-të ishin thjesht të pafat teksa goditja e Foden u përplas në traversë. Në fundin e pjesës së parë, Haaland u shërbye në qendër dhe me një goditje të saktë me kokë riktheu Man.City...