Paraqitja e Barçës kritikohet në Spanjë: E mposhti PSG B, ky është realiteti i hidhur

Paraqitja e Barçës kritikohet në Spanjë: E mposhti PSG B, ky është realiteti i hidhur

2 Tetor 2025 10:33 Alfred Lleshi Humbja e Barcelonës ndaj PSG në Champions League ka habitur shtypin spanjoll, i cili provoi superioritetin e kampionëve të Europës, pavarësisht mungesave të shumta. “Versioni i realitetit” titullon “Marca”, duke theksuar se entuziazmi blaugrana u shua përballë stabilitetit të parizienëve: “Nuk ishte një ndeshje e keqe e Barcelonës, por skuadra e Luis Enrique e vuri nën presion, duke zbutur optimizmin që mbizotëronte te katalanasit. Kjo bëhet edhe më e dhimbshme duke konsideruar se PSG nuk luante me formacionin e vet më të mirë”. “Mundo Deportivo” e quan “një humbje të egër”, duke theksuar se katalanasit humbën mundësinë për të mposhtur kampionët në fuqi dhe lanë ndjesinë e një hapi pas në sfidat europiane. “As” e përshkruan ndeshjen si “kurs...