Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot ne 13:35 rekursin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon masë më të butë sigurie. Relatore e seancës është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Veliaj qëndron në qeli që prej 10 shkurtit, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Ai është nën akuzë për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në raport me disa kompani. Sipas SPAK, ai ka marrë përfitime të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa kompanitë kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga bashkia. Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së...