Champions League/ PSG mposht Barcelonën me përmbysje, shtangen Juventusi dhe City

Champions League/ PSG mposht Barcelonën me përmbysje, shtangen Juventusi dhe City

Gola, spektakël dhe surpriza! Shtatë ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Kampioneve kishin gjithçka. PSG-ja fitoi 2-1 në transfertë kundër Barcelonës, duke përmbysur rezultatin pas golit të parë të Ferran Torres. Francezët barazuan me Mayulu dhe më pas Ramos shënoi golin e fitores. Arsenali mposhti 2-0 Olympiacosin me golat e Martinellit dhe Sakës. Juventusi barazoi 2-2 me Villarrealin, duke humbur avantazhin në minutat e fundit. Manchester City u ndal gjithashtu në barazim 2-2 nga Monaco. Napoli fitoi 2-1 ndaj Sportingut, ndërsa Dortmundi triumfoi bindshëm 4-1 kundër Bilbaos. Leverkuseni dhe PSV-ja ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.