Mbrojtësi i Juventusit shënon golin më të bukur të javës në Champions League, me rroveshatë (video)

Mbrojtësi i Juventusit shënon golin më të bukur të javës në Champions League, me rroveshatë (video)

1 Tetor 2025 22:18 Telesport Juventus e ka nisur vrullshëm pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në transfertën ndaj Villarreal.  Kujtojmë se “Nëndetësja e verdhë” gjeti golin në minutën e 18-të me Mikautadze, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Nicolas Pepe. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Pas një rivënieje të gjatë anësore, Lloyd Kelly pason me kokë dhe Federico Gatti shkund rrjetën me një super rroveshatë në minutën e 48-të. Në minutën e 55-të, Francisco Conceição i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, përfiton nga një top i humbur nga vendasit dhe tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur. Për Juventusin gjenden në stol edhe Edon Zhegrova, për të cilin pritet të ketë disa...