Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pak orë pasi presidenti Begaj dekretoi zgjedhjet vendore në Tiranë, Këlliçi zbulon lëvizjen e PD
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot ditën e diel, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Por deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se opozita ka pikëpyetje për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, Këlliçi renditi si arsye të mundshme të bojkotimit mungesën e një raporti final të OSBE/ODIHR për 11 majin, si dhe shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Begaj ditën e sotme. Deputeti u shpreh se brenda pak ditësh partia do të finalizojë qëndrimin përfundimtar për pjesëmarrjen në bashkinë e Tiranës dhe kandidaturat përkatëse për të...