Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

Lajm i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë. Me gjasë, në këtë takim do të mungojë mbrojtësi Ardian Ismajli. Problemet që lojtari i Torinos shfaqi në ndeshjen ndaj Parmës kanë rezultuar më serioze nga ajo çfarë pritej. Sipas mediave italiane, Ismajli do të qëndrojë jashtë fushe për një muaj. Në këto kushte, për sfidën e 11 tetorit, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër. Kujtojmë që në dyshim për Serbinë janë edhe disa futbollistë të tjerë të kombëtares.   © BalkanWeb