Kukës, i vihet flaka me benzinë autobusit/ Policia po punon për kapjen e autorit

Kukës, i vihet flaka me benzinë autobusit/ Policia po punon për kapjen e autorit

Gjatë mbrëmjes së djeshme një autobus në pronësi të R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përfshirë nga flakët.  Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë sasia e hedhur e benzinës. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se 62-vjeçari me këtë autobus bënte linjën Tiranë – Bajram Curri.  Ndërkohë hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për shkaqet që kanë çuar këtë të fundit të kryejë këtë akt.   H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.