Incidentet në ndeshjen me Letoninë/ FIFA gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane, FSHF: Do ta apelojmë

Incidentet në ndeshjen me Letoninë/ FIFA gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane, FSHF: Do ta apelojmë

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane (përafërsisht 10,600 euro).  Gjoba është vendosur për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.  FSHF bën me dije se do ta apelojë gjobën e FIFA-s në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.  Federata u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin e saj.