Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj dekreton 9 nëntorin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera (Dekreti)
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit. Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Kujtojmë se për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave. Referuar Kushtetutës, i gjithë procesi për Tiranën pezullohet deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi zyrtar i Presidencës: Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat...