Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Modric, lojtari më i mirë 40-vjeçar ende në fushë. Ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave
Milan-Napoli, pjesa e dytë. Luka Modric ka topin në këmbë dhe sheh Fofana të gatshëm për të avancuar thellë. Tentoi të pasonte, por gjuajtja ishte shumë e gjatë. “San Siro” heshti për disa sekonda. Ishte i vetmi pasim i gabuar i kroatit deri atëherë. 40 vjeç, me një sërë trofesh, që do të mbushnin një vitrinë të tërë, por me dëshirë të paprekur për të luajtur e fituar ende. Siç thoshte Oreste Del Buono, “sytë i kisha vetëm te Rivera”; ajo që lumturon është të shohësh një gjeni. Teknika e tij, përdorimi perfekt i çdo pjese të këmbës, prekje e jashtëzakonshme e topit, gjithçka bëhet në momentin e duhur: pasim, mbrojtje, lëvizje, ose një top mbrapa. Allegri e vendosi para mbrojtjes për t’i dhënë liri,...