Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diaspora4Innovation, nga Venecia në Shqipëri: Dija pa kufij, që po kthehet në veprim
Në një botë ku dijet dhe inovacioni nuk njohin kufij, bashkëpunimi mes akademikëve rezidentë dhe atyre të diasporës shqiptare, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, për të ardhmen e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Shkëmbimi i përvojave mes tyre si dhe marrja e njohurive të reja, nga modelet më inovative në Evropë e botë, është një nga qëllimet thelbësore të projektit “Diaspora4Innovation”. Qëllimi i shkëmbimit të njohurive ishte thelbi i vizitës studimore në Venecia, e zhvilluar nga një grup prej 12 akademikësh, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora, së bashku me përfaqësues të GERMIN, EU4Innovation dhe medias. Vizita përfshiu një qendër inovacioni: H-FARM, një platformë dhe kampus që në thelb ka ndërtimin e sipërmarrjeve inovatore dhe ekosistemeve të inovacionit, duke...