Leaos “i hanë këmbët”, intensifikon përgatitjet për të qenë titullar kundër Juventusit

Leaos “i hanë këmbët”, intensifikon përgatitjet për të qenë titullar kundër Juventusit

1 Tetor 2025 12:35 Alfred Lleshi Rafael Leao po rikuperon formën, po punon çdo ditë për të qenë përsëri vendimtar për Milanin. Pas dëmtimit në gusht ndaj Barit, që e mbajti jashtë fushës 39 ditë, sulmuesi portugez ka dhënë shenja riaftësimi, por forma e tij nuk është ende optimale, kërkon stërvitje të mëtejshme për të arritur nivelin maksimal. Massimiliano Allegri, pas ndeshjes me Napolin deklaroi: “Kjo skuadër ka lojtarë teknikisht shumë të mirë. Leao është ende pak pas forme, madje ka luajtur shumë për shkak të nevojave të ndeshjes. Kemi alternativa të vlefshme. E rëndësishme është që të gjithë të kemi një objektiv të përbashkët: të luajmë në Champions vitin e ardhshëm.” Sipas “Corriere dello Sport”, Leao ka vendosur si objektiv ndeshjen kundër Juventus në...