Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trajneri Stojkoviç me katër shqetësime për duelin në tetor/ Serbia, “piksi” me dhimbje koke
Problemet po shtohen. Natyrisht, Shqipëria nuk ka më pak, por edhe trajneri I Serbisë, Dragan Stojkoviç, duhet të lutet që të mos I dëmtohen lojtarë të tjerë. Pas lëndimit të mbrojtësit që luan për Lajpcigun, Kosta Nedeljkoviç, dhe pas mungesës për shkak pezullimi të dy futbollistëve të tjerë, në dispozicion nuk do të jetë as ylli I Crvena Zvezdës, Aleksandar Katai. Sulmuesi më I mirë I kampiones së Serbisë, që në kombëtare i nis ndeshjet nga stoli, u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sëlltikut mesjavën e kaluar, ndonëse e përfundoi sfidën në fushë. Ai nuk luajti në fundjavë ndaj Radniçkit në Superligën serbe, dhe mediat nga Beogradi njoftojnë se do të duhet të pushojë dy deri në tri javë. Shpresohet që të...