Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

Pas disfatës së rëndë në start kundër PSG, Atalanta ringrihet në Champions, del me 3 pikë nga sfida kundër Club Brugge. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë vuajtën jo pak përballë ekipit belg, me këta të fundit që kaluan të parët në avantazh me një gol të Tzolis në minutën e 38-të. Në fraksionin e dytë, trajneri Juric ndërhyri në formacion me disa zëvendësime. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Atalanta fitoi një 11-metërsh në minutën e 73-të të konvertuar në gol nga Samardzic. Festa për pak u zbeh, ku një tjetër gafë në prapavijë i dha mundësinë Club Brugge të realizoi golin e dytë, por ishin me fat, teksa topi kaloi shumë pranë vijës fatale. Në fund, në minutën e 87-të, stadiumi shpërtheu në festë...