Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas shkeljes së Kushtetutës me emërimin e ministres Diella, presidenti Begaj përballë sfidës së madhe me shpalljen e…
Këshilli i Ministrave vuri dje në lëvizje dje Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, i kërkohet Begajt të caktojë menjëherë datën e votimit për Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në dokument theksohet se “zgjedhjet duhet të shpallen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor”. “Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në...