Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Më pak vota se Llagami, Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Kushtetueses, formula që rrëzoi votimin në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë ka zgjedhur dje anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt. Anëtari i ri i Kushtetueses do të jetë Asim Vokshi, i cili megjithëse ka marrë më pak vota se Naureda Llagami, nga gjyqtarë e pranishëm në sallë, referuar renditjes së KED-it, ku ishte më i vlerësuari, do të marrë mandatin në Gjykatën Kushtetuese. Kjo për faktin se për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses duhet të votojnë 3/5 e gjyqtarëve të pranishëm në sallë. Por nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në rastin konkret Asim Vokshi, konsiderohet i zgjedhur. Vokshi renditej i pari në vlerësimin e KED-it me...