Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Fitorja ndaj Benfica e rëndësishme, jemi ekip ende pa përvojë dhe kemi pësuar shumë dëmtime
1 Tetor 2025 8:59 Telesport Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, foli për “Sky Spots” pas fitores 1-0 në Champions League ndaj Benfica të Jose Mourinho. Ndeshje që u vendos nga një autogol i skuadrës portugeze në pjesën e parë. “Vuajtëm më shumë se sa duhej. Luajtëm një pjesë të parë të mirë, duke kontrolluar gjërat pa pësuar gola. Në pjesën e dytë, ramë për arsye të ndryshme dhe vuajtëm, por tani ishte e rëndësishme të fitonim sepse po vijmë pas një periudhe të vështirë me kartonë të kuq dhe lëndime që po na ndikojnë“, tha Maresca. “Sigurisht që kemi pësuar më shumë gola se sa duhej në ndeshjet e fundit. Por deri dy ndeshje më parë, që nga janari i vitit të kaluar, ishim mbrojtja...