Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jam pishman që s’e ekzekutova me dorën time”, Erion Alibej dëshmon në GJKKO: Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam…
Erion Alibej, i penduari i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, vijoi këtë të martë (dje) në Gjykatën e Posaçme t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve dhe të bashkëpandehurve. Për avokatin e Xhuliano Hoxhës, Alibej rrëfeu planet për vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe pagesën 80-85 mijë euro për krimin. “Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin. Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim. Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Çelës, i Mikael Qoses dhe i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të. Ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon. Emiliano rrinte shumë...