Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shoqata e Audiovizualit kundër KKDA: Vendimi cënon rëndë të drejtat e regjisorëve skenaristëve e bashkautorëve të tjerë
Nga Julia Vrapi Vendimi i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit për përcaktimin e përqindjes së ndarjes së shpërblimeve të mbledhura për agjencitë e administrimit kolektiv FAAD dhe Albautor është kundërshtuar nga FAAD. Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD thotë se vendimi i datës 21 gusht cënon të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë. Në një njoftim FAAD shprehet për një vendim absurd. “FAAD kundërshton vendimin Nr. 3, datë 21.08.2025 të KKDA. Të drejtat e autorëve audiovizualë po shkelën në mënyrë flagrante. Shoqata e Filmit Audiovizual Artistik dhe Dokumentar “FAAD” shpreh indinjatën dhe shqetësimin e saj të thellë për vendimin absurd dhe dashakeqës Nr.3, datë 21 gusht 2025 të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit (KKDA)....