VIDEO/ Reali argëtohet në Kazakistan, përmbysje e madhe e Atalantës në Champions

VIDEO/ Reali argëtohet në Kazakistan, përmbysje e madhe e Atalantës në Champions

U zhvilluan dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions. Në Kazakistan nuk ka histori, me Real Madrid që triumfon pastër 0-5 ndaj debutuesve të Kairat Almaty. Një nga më të mirët në fushë ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi 3 gola. I katërti gol mban firmën e Camavingës. Në fund pati kohë edhe për Diaz.     Në Bergamo, ndeshja mes Atalantës dhe Brugge përfundoi 2-1. Belgët shënuan të parët me Tzolis ,por italianët kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Samardzic dhe Pasalic. © BalkanWeb