Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Ilir Proda në Gjermani: Forcohet bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me partnerët gjermanë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, ku takoi Ministrin e Brendshëm të North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, Zv/Presidentin e Policisë Federale Gjermane, Peter Beiderwieden, Drejtorin e BKA-së, Holger Münch, dhe Zëvendëspresidentin e Universitetit Gjerman të Policisë, Uwe Marquardt.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Vizita u realizua me rastin e ceremonisë së diplomimit të Kryekomisar Emilijano Resulaj në programin “Administrata Publike – Menaxhimi i Policisë” në Universitetin Gjerman të Policisë. Gjatë qëndrimit, Drejtori Proda dhe delegacioni i shoqërues zhvilluan takime të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin me institucionet gjermane në luftën kundër krimit të organizuar. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Proda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar: “Krimi po bashkëpunon globalisht, dhe për...