Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time
Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria. E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”. “Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi...