Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Pritet arrestimi i një deputeti! Ja çfarë kanë zbuluar hetimet
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Euronews Albania” ka zbuluar se pritet të arrestohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit. Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete. Ervin Karamuço nuk dha detaje për emrin e deputetit apo se cilës parti politike i përket ligjvënësi. Sipas tij, në atë bllok shënimesh flitet për shifra të mëdha parash të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës. “Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Na është zbuluar...